Futboll Sport

BLERJA MË E SHTRENJTË NË HISTORINË E KLUBIT/ Kovaç: Do transferojmë këtë super lojtar!

Niko Kovac ka folur hapur për transferimin e mundshëm të Leroy Sane te Bajerni i Mynihut.

Në një reagim të shkurtër për mediat gjermane, trajneri i Bajernit e ka pranuar se bordi i klubit është angazhuar për të nënshkruar me talentin gjerman.

“Bordi ynë është shumë i angazhuar në këtë situatë. Unë jam i bindur dhe besoj se mund ta transferojmë Sanen”, u shprehm trajneri Kovac.

Leroy Sane është një nga lojtarët më të kërkuar nga Bayern Munich këtë merkato, por ‘ylli’ gjerman është pjesë e projektit të Guardiolës me bavarezët nuk heqin dorë prej tij.

Lojtari pritet t’i kushtojë Bajernit plot 100 milionë euro dhe nëse kryhet kjo lëvizje atëherë ai automatikisht do të shndërrohet në blerjen më të shtrenjtë në histori të klubit bavarez.

Related posts

“PAGUANTE 100 MIJË EURO NË MUAJ”/ Ndihmonte 50 familje, zbulohet sekreti i Maradonës pas vdekjes

Delo.autor

DERBI I LONDRËS/ Pas një asist nga Fernandes, Ronaldo ndëshkon Tottenham me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Antonio Conte dhe Chelsea, një tjetër SMS ndez gjakrat te londinezët

Isa.Autor

Leave a Comment