Futboll Premier League

Vidal, prioritet i verës për mesfushën e Mourinhos

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka vendosur si prioritet transferimi në verë mesfushori i Bayern Munichut, Arturo Vidal.

Special One dëshiron të krijoj një ekip të frikshëm të Unitedit për sezonin e ardhshëm dhe tashmë ka etiketuar disa nga ta.

Njëri nga prioritet kryesore për Mourinhon padyshim se është mesfushori kilian i Bayernit, Vidal, të cilin e do në Old Trafford.

Sipas mediumit lokal Manchester Evening News, Mourinho dëshiron që Vidali të jetë pjesë e mesfushën së tij që nga vera.

Vidal ka rikthyer formën e vjetër me trajnerin Jupp Heynckes (Getty Images)

Menaxheri i Djajve të Kuq do të drejtojë timonin e tij drejt Vidalit kur afati kalimtar i transferimeve të rihapet në fund të sezonit, me Michael Carrick që do të pensionohet zyrtarisht.

Mourinho dëshiron të paktën një mesfushor të ri dhe ka identifikuar Vidalin e Bayern Munichut si një objektiv ideal për të rritur cilësinë dhe agresivitetin në mesfushën e Unitedit.

Duke nënshkruar vetëm me Alexis Sanchezin për të shtuar më shumë pjekurinë në sulmin e tij, ai sheh shokun e tij kilian, 30-vjeçarin Vidal si të aftë për të bërë veprimin e ngjashëm si bashkëkombësi.

Çmimi i mesfushorit kilian besohet të jetë minimalisht 50 milionë euro.

Related posts

E PABESUESHME/ Futbolli italian mund të mbyllet këtu!

Delo.autor

MIRATOHET VENDIMI/ Klubi i Premier League me stadium të ri, pritet të jetë 52888 vendësh. ja projekti… (FOTO)

Delo.autor

LISTA E SPASTRIMEVE/ Ja 11 lojtarët që pritet të largohen nga Borussia Dortmund

Delo.autor

Leave a Comment