Albanian Stars Futboll

Rikthehet Elvis Kabashi, ja ku ka përfunduar ish-lojtari i kombëtares

Kabashi më në fund sheh dritë në fund të tunelit. Mesfushori i është bashkuar sot Livornos, skuadër e cila militon në Serinë C, dhe është ekipi i 5 që aktivizohet në 5 vitet e fundit. Njoftimin e ka dhënë vetë klubi i cili ka bërë të ditur se ka siguruar transferimin përfundimtar të lojtarit, i cili në pjesën e parë të sezonit kishte luajtur për Viterbesen.

Elvis Kabashi është formuar në akademinë e Empolit përkrah Elseid Hysajt dhe në vitin 2012 bëri lëvizjen e karrierës, duke iu bashkuar Juventusit. Me ekipin torinez nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare, duke u huazuar tek ekipe të ndryshme si Pescara, Den Bosch dhe Pontendera. Në sezonin e fundit u aktivizua me Viterbesenduke zhvilluar vetëm 5 ndeshje. Livorno është një klub I njohur në Itali, pavarësisht problemeve të viteve të fundit. Këtë sezon pas 20 ndeshjeve të zhvilluara, kryeson renditjen me 49 pikë dhe është pretendentja kryesore për t’u ngjitur në Serie B. Ekziston një lidhje e hershme midis Livornos dhe Shqipërisë pasi, në këtë ekip kanë luajtur disa vite më parë Erjon Bogdani dhe Armando Vajushi. Gjithashtu është ekipi ku ku Christian Panucci nisi karrierën si trajner.

Para pak kohësh, Kabashi shihej si talent me shumë të ardhme, dhe pasi luajti me kombëtaren e Shqipërisë U-19, i kërkoi FSHF-së që të mos e grumbullonin më, pasi e ndiente veten italian dhe priste ftesën e Italisë.

Related posts

ERIKSEN LË PAS MAKTHIN/ Shihni momentin e rikthimit në fushë të mesfushorit danez (VIDEO)

Delo.autor

Conte përjashton Chelsea nga gara për Alexis Sanchez

Q.Autor

VIJONË SPEKULIMET/ Kur Bielsa u ofrua të ishte mjeshtri i Zidane

Delo.autor

Leave a Comment