Futboll Seria A Sport

LUKAKU NJË HAP LARG JUVENTUS/ Interi hedh sytë nga sulmuesi i Bundesligas…

Romelo Lukaku prej kohësh flitej se do të transferohej tek Interi, por së fundmi në skenë ka dalë edhe Juventusi, të cilët mendohet se janë shumë afër sulmuesit belg.

Situata sa vjen dhe vështirësohet për lojtarin e Junajtid, dhe në këtë mënyrë Interi ka filluar të shikojë për alternativa të tjera. Sipas asaj që shkruan “Sky Sport”, ziklatërit kanë hedhur sytë nga sulmuesi kroat Ante Rebiç, i cili aktivizohet tek gjermanët e Aintraht Frankfurt.

Italianët janë interesuar edhe më përpara për të marrë shërbimet e kroatit, por asnjëherë nuk kanë bërë një ofertë zyrtare. 25-vjeçari vlerësohet rreth 40 milionë euro, dhe skuadra gjermane nuk pranon asnjë ofertë poshtë kësaj shume.Rebic-Eintracht-Francoforte-Twitter-800x500

Gjithsesi Interi do të tentojë përsëri për Lukakun, dhe në rast se dështojnë edhe këtë herë, ata do të nisin ofensivën  për Rebiç. Për sulmuesin interesohet edhe Atletiko Madridi, por edhe këta e kanë në plan të dytë, pasi tani po përpiqen të transferojnë Hames Rodrigez

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Zbulohet kontrata e “Super League”, 400 milionë euro për bamirësi dhe një parashikim

Delo.autor

Pakt me “Djallin”, ish-sulmuesi i Milanit kërkon ndihmë nga shokët

Q.Autor

(FOTO) Zbulohen formacionet në ‘El Classico’, Barcelona vuan mungesat

Q.Autor

Leave a Comment