Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Skënderbeu-Laçi: Super golit të Uzunit, i përgjigjet MUZAKA (Video)

Po luhet në Korçë, sfida e vlefshme për javën e tretë të Kategorisë Superiore mes Skënderbeut dhe Laçit. Një ndeshje e cila premton ritëm loje nga të dyja skuadra. Laçi ka kaluar në avantazh me një supergol të Uzunit. I menjëhershëm erdhi reagimi i Skënderbeut i cili barazoi shifrat me autor Gjergji Muzakën.

34′ GOOOOOL Skënderbeu 1-1. Zgjat vetëm 4 minuta avantazhi i kurbinasve, Muzaka barazon shifrat, pas një goditje standarte nga e majta, topi është hedhur në zonë, aty ku Muzaka nuk ka falur. 

{“videoid”:”1535739745117″,”type”:1,”ratio”:0.75}

Goli i Muzakës on Vidnews.

30′ GOOOOOL Laçi 0-1. Spektakolar Myrto Uzuni, i cili dhuron spektakëln në Korçë. Talenti bën një veprim të bukur në zonë, gjuan dhe dërgon topin në rrjetë.

{“videoid”:”1535739467471″,”type”:1,”ratio”:0.75}

Super goli i Uzunit on Vidnews.

28′ Goditja e parë nga këndi i takon Skënderbeut.

26′ Rrëmujë në zonën e Laçit, por nuk shfrytëzon siç duhet Skënderbeu. Topi kalon poshtë duarve të Selmanit, Bregu dhe Krasniqi nuk arrijnë ta devijojnë në rrjetë.

24′ Aksion i mirë për Skënderbeun, Krasniqi provon me një gjuatje të rrezikshme me kokë, topi përfundon jashtë kuadratit.

21′ Fangaj provon me një goditje nga distanca, por topi përfundon jashtë kuadratit.

16′ Bregu provon me një goditje, por e lehtë gjuajtja e vlonjatit, e cila nuk prodhon rrezik në portën e Selmanit.

14′ Uzuni provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, topi devijohet nga mbrojtësit e Skënderbeut në këndore.

12′ Pranë golit Skënderbeu me Gripshin, në afërsi të pikës së penalltisë mesfushori ka goditur ngjitur me shtyllën.

6′ Krasniqi provon me një rrotullim të shpejtë në zonë, por gjuajtja e tij është shumë lart mbi traversë.

2′ Redon Xhixha provon me një roveshatë nga brenda zonës, por nuk kordinohet siç duhet.

Related posts

Cuadrado pranë operacionit, rrezikon 2 muaj larg fushave

Q.Autor

NDIZEN POLEMIKAT/ Peticion për të hequr yllin e Contes, por Agnelli nuk do ta bëjë kurrë

Delo.autor

E TRISHTË/ Bie nga 300 metra lartësi, vdes 31-vjeçari…

Delo.autor

Leave a Comment