Futboll Sport

“DUARTE ËSHTË NJË MBROJTËS SHUMË I MIRË”/ Flet Dida: Pikat e tij të forta janë…

Milani ka marrë nga Flamengo, mbrojtësin Leo Duarte për 11 milionë euro, të cilin kishin 3 muaj që e ndiqnin.

Për këtë transferim të kuqezinjve ka folur edhe një legjendë si, Nelson Dida, i cili shprehet: “Atij i duhet të përshtatet me futbollin italian, por ai është një lojtar që bëri shumë mirë sezonin e fundit. Sigurisht që ai duhet të mësojë mirë udhëzimet taktike, dhe në Brazil kohët e fundit ka arritur një përmirësim të madh në fazën mbrojtëse. Leo, për sa i përket çmimit që u ble nga Milani, është një marrëveshje e madhe.

Përveç kësaj është më e lehtë për një mbrojtës që të përshtatet në Serinë A, sesa për një sulmues. Pikat e tij të forta janë, ritmi që ai ka, i kombinuar më cilësinë e tij, që është e qartë.”, u shpreh ish-portieri kuqezi.
Kuqezinjtë prej kohësh ishin në kërkim të një mbrojtësi, dhe tashmë e kanë gjetur atë, për të cilin pritshmëritë janë të mëdha.

Related posts

“Dinaku” Aguero/ Shikoni se si e mashtron shokun e tij, i cili bie frikshëm (VIDEO)

Isa.Autor

GJITHMONË UNIKAL/ MARADONA humbet ndeshjen e parë në Meksikë dhe shpërthen ndaj…

Isa.Autor

SFIDA NDAJ EGNATIAS/ Probleme për sulmuesin Seferi, rrezikon ndeshjen. Trajneri Shehi ndryshon skemën

Delo.autor

Leave a Comment