Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Atletico trondit “Zonjën e Vjetër”, City fiton me përmbysje të çmendur

Mbrëmja e sotme e Ligës së Kampioneve, dhuroi dy rezultate mjaft surprizë. Atletiko e Madridit, mposhti pastër Juventusin me shifrat 2-0, me gola të Himenez dhe Godin, në 15 minutat e fundit të lojës.

Pjesa e parë, u mbyll me shifrat e bardha 0-0, por të dyja ekipet vunë në provë portierët kundërshtarë, të cilët neutralizuan çdo gjë. Në të dytën, Atletiko pati iniciativë, dhe që në minutat e para Diego Kosta humbi një rast të pastër, ndërsa pak minuta më pas edhe Grizman u ndal vetëm nga shtylla.

Por, gjithçka u vendos nga Himenez dhe Godin. I pari, në minutën e 78-të ndëshkoi Sheznin nga zhvillimet e një goditje këndi. Vetëm pak minuta më parë, Moratës i ishte anuluar një gol nga VAR-i, për faull ndaj Kielinit.

Në minutën e 83-të, mbrojtësi që përflitet për një kalim këtë verë tek Interi, Diego Godin, ndëshkoi për herë të dytë Juven, në zhvillimet e një goditje dënimi. Një hap i rëndësishëm ky për Atletikon, që prek me një dorë çerekfinalet.

Ndeshje e çmendur ajo në Gjermani, ku Mançester Siti fitoi me shifrat 2-3 ndaj Shalkes. Aguero zhbllokoi shifrat në të 18-të, por Bentaleb i “minatorëve” me dy penallti, në minutat 38 dhe 45, çoi në avantazh të tijtë.

Por, edhe pas daljes me kartonin e dytë të verdhë nga Otamendi në minutën e 68-të, ishte Sane dhe Sterling, që në minutat e fundit të sfidës, shënuan dhe kthyen rezultatin për Sitin, që në takimin tjetër duket shumë i avantazhuar.

Related posts

MASA PARALAJMËRUESE/ Komisioni i Disiplinës “kërcënon” Laçin dhe Olsi Ramën. Ja të gjitha vendimet…

Delo.autor

STARTOI SEZONIN ME DËSHTIM/ Barcelona nis katastrofë kur mungon Messi, ja statistikat

Delo.autor

“MEZI PRISJA TË LUAJA NDESHJE TË PLOTA ME TIRANËN”/ Sulmuesi Muçi: Ju tregoj synimin dhe ëndrrën që kam

Delo.autor

Leave a Comment