Futboll Seria A Sport

“DIVORCI” ËSHTË I PASHMANGSHËM/ Napoli merr vendimin e fundit në lidhje me Hysajn

Elseid Hysaj po kalon orët e fundit tek skuadra e Napolit, pasi divorci mes palëve është i pashmangshëm.

Kjo shihet dhe nga veprimi i fundit i skuadrës napoletane, të cilët po bëhen gati t’i për ndarjen përfundimtare nga djaloshi shkodran.

Sipas mediave italiane, Napoli ka vendosur që Hysaj të mos udhëtoje me skuadrën drejt SHBA, ku do të marrë pjesë në një turne promocional veror. Hysaj do të mbetet në Itali në pritje të transferimit, ndërsa shokët e tij të skuadrës do të luajnë një ndeshje me Barcelonën në Miçigan.

Në mediat italiane qarkullojnë emrat e tre destinacioneve të mundshme për futbollistin e përfaqësueses shqiptare. Roma, Totenhem dhe Juventus janë tre variantet më të mundshme që kanë mbetur për të, por në të gjitha rastet si zgjedhje e dytë e këtyre klubeve që po ndjekin për momentin objektiva të tjerë në treg.

Related posts

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Alaves-Barcelona. Rezultati 0-1

Delo.autor

Formula 1/ Shefi i aerodinamikës jep dorëheqjen, Williams gjen zëvendësuesin

Sadik.Autor

Andi Lila në Gjirokastër, vlerësim Superiores dhe ”thumb” Partizanit

Sadik.Autor

Leave a Comment