Futboll Sport

“VAR MË SHQETËSON SHUMË”/ Irritohet Insigne: Rocchi më drejtoi gishtin dhe më tha…

Lorenzo Insigne ka shpërthyer në akuza pas ndeshjes së djeshme ku Napoli u mposht në transfertë nga Roma. Shkak ka qenë një penallti e akorduar kundër nga arbitri Rocchi, teksa sulmuesi pretendon se i njëjti rast në fundjavën e kaluar nuk është cilësuar si faull.

Image

Insigne ka theksuar se VAR duhet të funksionojë njëjtë për të gjithë. “ Ajo që më shqetëson më shumë është VAR. Në ndeshjen e kaluar i njëjti rast kundër nesh nuk është cilësuar faull. Nëse VAR është i njëjtë për të gjithë, duhet të funksionojë për të gjithë. Duhet të qëndrojmë të qetë, pasi përndryshe do të çmendemi.

Kam pyetur arbitrin Rocchi për faullin në fund kundër Lozanos, por më drejtoi gishtin dhe më tha se kam bërë më shumë gabime se ai në fushë”, u shpreh Insigne.

Image

Related posts

SHIFRA TË “ÇMENDURA”/ Ja sa kushton një gol i shënuar nga sulmuesit kryesor në Seria A. Kryeson Ronaldo

Delo.autor

Shkarkimi i Lopeteguit nga Spanja, flet Low: Ishte surprizë e madhe, patjetër që do ketë pasoja

Sadik.Autor

“Ne gjithmonë përfundojm duke shkelmuar njëri-tjetrin.”

Q.Autor

Leave a Comment