Futboll Sport

E PAZAKONTË NË BOLIVI/ Kampionati nuk e ka sistemin VAR, por gjyqtari… (VIDEO)

Ditën e djeshme luhej ndeshja midis Always Ready dhe Bolivarit.

Por në këtë takim arbitri bolivian, Raul Orosko ka bërë një veprim që më pas ka bërë xhiron e botës.

Në minutën e 95-të, skuadra vendase pretendoi për një penallti në zonën e Bolivarit, teksa po humbiste sfidën 0-1. Pas shumë protestave, gjyqtari Orosko doli nga fusha për t’u konsultuar me kolegët e tij, dhe kur u kthye në fushë, bëri shenjën e VAR-it, dhe akordoi penallti për vendasit.

Por, çudia qëndron se në kampionatin e Bolivisë, VAR-i nuk është ende në përdorim, për të parë këto situata të dyshimta, janë vetëm arbitrat që vendosin.

Për rreth 10 minuta, lojtarët e Bolivarit po protestonin, pikërisht për këtë veprim të arbitrit, por ky i fundit ishte i bindur në vendimin e tij. Gjithsesi, penalltia u krye vetëm në minutën e 107-të, dhe topi përfundoi në shtyllë, duke mos arritur ta shndërrojnë në gol.

Related posts

GLADIATORËT/ Zbuloni sportet e tjera të IBRËS, POGBAS, EVRAS dhe BOATENGUT

Isa.Autor

HABIT GATTUSO: S’jemi AJAKSI, më duhen edhe 7-8 ndeshje për të bërë…

Isa.Autor

PO SHKËLQEN ME PSG-NË/ Interi përgatit ofensivën për të preferuarin e Kontes

Delo.autor

Leave a Comment