Futboll Kategoria Superiore Sport

SHKËLQEU NDAJ KUKËSIT/ Mesfushori Bardhi: Çdo ndeshje është e vështirë. Shpresoj të shënoj sërish, sepse…

Mesfushori i Partizanit, Jurgen Bardhi, bëri një ndeshje të shkëlqyer ndaj Kukësit, duke shënuar një gol dhe duke asistuar një tjetër në fitoren e thellë 4-1.

Për “Panorama Sport” pas ndeshjes, Bardhi tregoi se Partizani pret gjithmonë që të fitojë, si dhe shpreson të shënojë edhe kundër Laçit në ndeshjen e fundit të këtij viti.

FITORJA – “Ne presim gjithnjë që të fitojmë, por në këtë lloj mënyre nuk është se e mendonim, pasi është Kukësi, një nga ekipet pretendente dhe gjithnjë janë ndeshje të vështira. E nisëm pak keq, por një fragment ndryshoi lojën dhe falë Zotit na shkoi çdo gjë mbarë. Ne bëmë më të mirën tonë, megjithatë ua lë specialistëve ta gjykojnë nëse ishte Partizani mirë apo Kukësi shumë dobët. Por, përderisa jemi këtu dhe morëm këtë rezultat, mendoj se ishte Partizani shumë mirë”.

PROBLEMET E MERKATOS – “Ne nuk kemi pasur ndonjëherë probleme, thjesht kemi pasur problemin të sjellim futbollistë të tjerë. Partizani i ka lojtarët dhe cilësia nuk mungon. Te pjesa e mbrojtjes që ka përmendur edhe profesor Daja, ku mungojnë zëvendësimet, cilësia nuk mungon”.

LAÇI – “Çdo ndeshje është e vështirë dhe do ta vlerësojmë në maksimum, pse të mos marrim maksimumin në këtë sfidë. Shpresoj të shënoj sërish, sepse është synimi im të arrij majat dhe duhet ta arrij nëse do të plotësoj ato ëndrra që kam”.

Related posts

Formacionet zyrtare: Real Madrid – Getafe, starton ‘BBC’

Q.Autor

“BOMBË NGA ITALIA”/ UEFA e ka marrë vendimin! Reali, Barcelona dhe Juventusi përjashtohen nga…

Delo.autor

KUALIFIKIMI NDAJ DANIMARKËS/ Ylli Kane dhe Sterling të sinqertë: S’ishte penallti…

Delo.autor

Leave a Comment