Futboll La Liga

Gareth Bale bëhet njeriu me maskë, shpenzon 80 euro për t’u përmirësuar

Gareth Bale është bërë njeriu me maskë, më saktësisht bëhet fjalë për një maskë oksigjeni, të cilën e përdor në stërvitje për të rritur aftësitë e tij fizike dhe për të përmirësuar frymëmarrjen, dy aspekte këto që janë shumë të rëndësishme për shpejtësinë dhe fuqinë e Bale.

Ky mjet i ka kushtuar uellsianit vetëm 80 euro dhe është një maskë që rregullon volumin e ajrit që thithet, duke reduktuar volumin e oksigjenit që futet në trupin e një njeriu. Është ndërtuar që të forcojë mushkëritë e atij që e përdor, të rrisë energjinë, dhe forcën fizike dhe psikologjike.

Gjithashtu ndihmon në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, të cilat ndihmojnë në qarkullimin e oksigjenit në trup dhe aktivizon hormonin erythropoietin (EPO), që ndihmon në përcjelljen e oksigjenit te muskujt. Maska simulon kushtet që janë në një 1000 ose 5000 metra mbi nivelin e detit, pavarësisht se nuk është e këshilluar që futbollistët të simulojnë situata mbi 4000 metra ose që të përdoren më shumë se një ose dy herë në javë.

Bale është një nga të parët që po përdor këtë sistem të ri, që përdoret te West Ham dhe Crystal Palace. “Na ndihmon në fazën parapërgatitore dhe për të rikuperuar lojtarët e dëmtuar, është një mjet shumë i dobishëm sepse është i lehtë për t’u përdorur”, ka thënë përgjegjësi i stafit mjekësor të West Ham, Stijn Vandenbroucke.

Related posts

(VIDEO) Skandal në Angli/ Sulmuesi shënon gol me dorë në minutën e 90′

Q.Autor

ZYRTARE/ Napoli nuk vonon, gjen “gardianin” për sezonin e ri, vjen nga gjigandët anglez

Isa.Autor

FUTBOLLI GJERMAN NË ZI/ Vdes në moshën 85-vjeçare legjenda e kombëtares… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment