Futboll La Liga Sport

Lopetegui flet si trajner i Real Madridit, hidhet në sulm për “yllin” e Psg-së

Julen Lopetegui ka nisur menjëherë t’i përvishet punës së merkatos të Real Madridi. Trajneri i ri i 13-herë kampionëve të Europës ka rihapur sërish çështjen e transferimit në “Santiago Bernabeu” të sulmuesit francez të PSG-së Kylian Mbappe.

Sipas informacioneve të fundit nga “Don Balon” ish-trajneri i saposhkarkuar i Spanjës dëshiron të sjellë në repartin e sulmit të madrilenëve 19-vjeçarin Mbappe përkundrejt pagesës së 200 milion €. Nëse kjo shndërrohet në transferim të bujshëm do të nxitet largimi i njërit prej 2 yjeve të repartit të avancuar të “Los Blancos” Cristiano Ronaldos ose Gareth Bale.

Real do të duhet të fitojë betejën me Manchester United që kërkon të prenotojë sulmuesin e ri parizien. Lopetegui do të ngarkohet me misionin e vështirë të ndërtimit të një skuadre të re pas dominimit të gjatë në Europë të madrilenëve dhe afrimit të fundit të ciklit Ancelotti-Benitez-Zidane.

Related posts

LUFTA PËR NJË VEND NË CHAMPIONS/ Wolves mposht Aston Villan dhe mban gjallë ëndrrën

Delo.autor

“ÇMENDET” KASEMIRO/ Shënon gol spektakolar nga 40 metra (VIDEO)

Delo.autor

“LEGJEONARËT”/ I shënojnë 6 herë Gallatasarajit, Bardhi shkëlqen me gol ndaj gjigantëve turq

Delo.autor

Leave a Comment