Futboll Premier League Sport

PARA NDESHJES SË SUPERKUPËS/ Pep shfaqet i mërzitur: Ne po nënvleftësohemi sepse nuk…

Pep Guardiola është një nga teknikët më të mirë në qarkullim, dhe për momentin drejton skuadrën fituese të kampionatit anglez Manchester City.

Pep mendon se është trajner i një prej skuadrave më të madha,  por që nuk po merr vlerësimin e duhur.

Teknikut spanjoll, nuk i pëlqen fakti se për Cityn nuk po flitet me fjalë të mëdha, si prsh, Liverpul, Barcelona, Reali apo United.

Trajneri katalanas e kishte këtë “në majë të gjuhës”, ndërsa ishte në konferencë për shtyp për të folur për Superkupën e Anglisë, që do të luhet sot në orën 16:00 ndaj Liverpulit.

“Ne fituam tre trofe të mëdhenj sezonin e kaluar, madje katër, – tha Pep, – Premier Ligën, Kupën e Anglisë, Kupën e Ligës dhe Superkupën e Anglisë, ndërsa nuk ia dolëm vetëm në Champions ku u eleminuam në çerekfinale. Të gjitha këto nuk mjaftuan, dhe asnjë lojtar i Cityt nuk u përzgjodh nga FIFA në 10 më të mirët e botës për edicionin e shkuar. Ne po nënvleftësohemi sepse nuk kemi historinë e madhe të disa të tjerëve”.

Guardiola hodhi poshtë zërat se City shpenzon 200 milionë paundë stërlina çdo herë për blerje, ndërsa theksoi se suksesi është arritur si pasojë e punës në klub, dhe jo si pasojë vetëm e parave.

Related posts

“PLESHTI” AKUZOI GJYQTARIN PËR KORRUPSION/ Dani Alves del kundër: Mungesë respekti ndaj nesh dhe…

Delo.autor

LIVE/ Europa League: Mbyllet ndeshja Milan-Sparta Prague. Rezultati 3-0

Delo.autor

ZYRTARE/ Atletiko Madrid rinovon me “yjet”, kontrata me “korrespodencë”

Isa.Autor

Leave a Comment