Futboll Shqipëri Sport

DËMTIMI I RËNDË/ FILLON FAZA E RIAFTSIMIT: Mësohet kur kthehet në fushë SADIKU

Problemet e sulmit të përfaqësueses shqiptare të futbollit gjatë muajve të fundit janë lidhur shpesh me mungesën e atij që ishte bërë pika e referimit në repartin e avancuar dhe lojtarit i cili dërgonte më rregullisht topin në rrjetë me fanellën kuqezi, Armando Sadikut.

Sulmuesi ka pësuar një dëmtim të rëndë në verë dhe iu nënshtrua një operacioni i cili e la për një kohë të gjatë jashtë fushave të lojës. Ai ka treguar herë pas herë në rrjetet sociale postime ku shfaqej duke iu nënshtruar terapive për të riaftësuar gjurin e dëmtuar dhe për të qenë në gjendje përsëri të luajë futboll në nivelet më larta, por pa treguar afatet se kur pritet në fushën e lojës përsëri.

Por me sa duket, kthimi i Sadikut në gjendje për të luajtur do të përkojë me fillimin e eliminatoreve të Kampionatit Europian. Sipas mediave spanjolle, Sadiku ka filluar sot atë që quhet etapa e fundit e riaftësimit, periudhën e vrapimeve të gjata në fushë për të përforcuar muskulaturën e këmbës tek e cila është kryer ndërhyrja kirurgjikale. Sigurisht edhe kjo kërkon kohë, por sipas përllogaritjeve dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, ai pritet të jetë i gatshëm për të luajtur në muajin shkurt.

Një lajm i mirë për Panuçin, i cili ka varur shpresat e tij te kthimi i lojtarit të cilin si për ironi të fatit, në ndeshjen e tij të parë zyrtare në stolin e Shqipërisë, e la spektator në pankinë.

Related posts

HABIT me deklaratën ish-sulmuesi zikaltër: Në Kinë stërvitesha më shumë se tek Interi

Delo.autor

“BOMBA” E MERKATOS/ Juventus për rekord me dyshen Dzeko-CR7

Delo.autor

LIVE/ Liga e Europës: Shfrenohet MILANI, tre gola në 9 minuta ndaj Olimpiakosit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment