Futboll Premier League Sport

“TË KUQTË” MPOSHTEN ME PENALLTI/ Manchester City fiton Superkupën e Anglisë (VIDEO)

Në “Wembley” të Londrës u luajt Superkupa e Anglisë midis fituesit të Premierligës, Manchester Cityt, dhe ekipit që u rendit në vend të dytë, Liverpoolit.

Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, teksa me penallti fitoi Manchester City me rezultatin 5-4, duke ngritur edhe trofeun e parë për sezonin  e ri.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të Cityt, me golin e shënuar në minutën e 12-të nga Sterling.

Liverpooli reagon në fraksionin e dytë, ku në të 77’ pas një pasimi në zonë të Van Dijk, është Joel Matip i cili e shtyn topin në rrjetë, 1-1.

Ky ishte goli që e çoi supersfidën me penallti, aty ku në fund ishin të besuarit e Guardiolës që nuk gabuan asnjë dhe fitojnë Superkupën e Anglisë.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Zbulohet kënga e fundit që do të dëgjojë Liverpool përpara se të dalë në fushë

Sadik.Autor

OLIMPIADA/ Merret vendimi, anullohet rrugëtimi i flakës olimpike në rrugët e Tokio. Ja shkaku…

Delo.autor

Nis sfida. Kazma për të larguar fantazmat e rënies, Luftëtari për të ‘blinduar’ vendin e 3

Sadik.Autor

Leave a Comment