Futboll Sport

PAS NJË SHËRBIMI PERFEKT NGA SUAREZ/ Mesfushori Vidal përmbys derbin “Katalanas” (VIDEO)

I futur si zëvendësues në pjesën e dytë, pas polemikave të shumta mbi të ardhmen e tij, Arturo Vidal ka përmbysur gjithçka në derbin e Katalunjës, duke kaluar Barcelonën në avantazh 1-2 përballë Espanyol.

Një shërbim perfekt i Luis Suarez, autor i golit të parë, është shfrytëzuar maksimalisht nga Vidal, që ka kërcyer pranë shtyllës së dytë, duke goditur me kokë, për të dërguar topin në rrjetë në minutën e 59’.

Ndërkohë, Barcelona detyrohet të luajë minimalisht 15’ minutat e fundit të derbit me 10 futbollistë, pas daljes me karton të kuq të Frenkie de Jong, në të 75’.

Related posts

ISHTE NË DYSHIM PË NDESHJEN/ Shikojeni pasimin e çmendur të Ozilit (VIDEO)

Isa.Autor

DO TË NISË STËRVITJEN NË “CAMP NOU”/ Befason De Ligt: Ja kundërshtari më i fortë me të cilin jam përballur

Delo.autor

TËRMETI/ “Air Albania” pret legjendat e futbollit botëror, Zambrota, Perrota e të tjerë zhvillojnë ndeshje bamirësie

Delo.autor

Leave a Comment