Futboll Sport

TRIUMFOJNË NË MIQËSORE/ “Zikaltërit” mposhtin Tottenham me penallti (VIDEO)

Nuk kishte fitues pas 90 minutave mes Tottenham dhe Inter, kështu që ishin penalltitë ato që vendosën. Pas barazimit 1-1, Inter u tregua më i saktë duke marrë dy pikë në renditjen e International Champions Cup. Ndeshja nisi me një ritëm të lartë dhe Lucas shënon golin e avantazhit në aksionin e parë të vendasve.

Ishte një kundërsulm i rrufeshëm i Spurs që finalizohet me shumë klas nga sulmuesi brazilian. Inter mundohet të sulmojë dhe pas disa tentativave arrin të barazojë rezultatin në minutën e 36’ me Sensin.

Ishte një kombinim i përsosur Roboto, me Espositon dhe mesfushori i blerë këtë verë ka shënuar përsëri.

Ritmi ra në pjesën e dytë pas zëvendësime të bëra nga trajnerët dhe rezultati mbeti i pandryshuar.

Ishin penalltitë ato që vendosën dhe falë një super Handanovic, Inter ka fituar 4-3.

Related posts

SHPALOS PLANIN E SË ARDHMES PËR AJAX/ Van der Sar rrëfen: Shpresojmë të mbajmë 2-3 lojtarë, pasi kemi…

Delo.autor

Sevilla merr një fitore spektakolare, “përmbys” gjithçka në “Wanda Metropolitano”

Q.Autor

Ozil, i uritur për trofe: Ishte e lehtë të rinovoja me Arsenalin

Q.Autor

Leave a Comment