Futboll La Liga Sport

MARRËDHËNIA MES TYRE E FTOHTË/ Shikoni si “Pleshti” injoron Griezmann në stol (VIDEO)

Ditën e diel ishte hera e parë që Lionel Messi dhe Antoine Griezmann shfaqeshin përpara publikut me fanellën e Barcelonës.

Tifozët prisnin një miqësi të menjëhershme duke parë deklaratat lëvduese të sulmuesit francez të ardhur nga Atletico Madrid.

Megjithatë, mesa duket marrëdhënia mes tyre është disi e ftohtë dhe kjo shihet qartë në videon më poshtë.

Messi ishte i vetmi që nuk i dha dorën nga shokët e ekipit, pastaj as që nuk ia ktheu sytë gjatë gjithë kohës kur të dy ishin thuajse ngjitur në stol.

Argjentinasi është filmuar duke bërë shaka me shokët e tjerë të ekipit teksa Griezmann qëndronte i vetëm duke parë ndeshjen me një siklet të dukshëm.

Related posts

ÇFARË TALENTI/ Zhegrova fantastik, SHËNON SUPERGOL nga jashtë zone (VIDEO)

Isa.Autor

E KËRKOJNË INTERI, JUVENTUS DHE MILANI/ Tonali i kërkon agjentit të mbyllë marrëveshjen me…

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Napoli-Arsenal, Ozil dhe Shkodran Mustafi titullar në këtë ndeshje (FOMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment