Futboll Premier League Sport

“ÇMENDURI” NË MERKATON E VERËS/ Tottenham gati 52 milionë euro për sulmuesin e Betis…

Tottenhami pritet të paguajë 52 milionë paundë për të arritur te Giovani Lo Celso. Sipas medieve angleze, “Spursat” kanë arritur një marrëveshje paraprake me Real Betisin për të paguar shifrën e sipërpërmendur, por duke i shtuar edhe 8 milionë paundë të tjera, të cilat do të jepen në formë bonusesh.

Anglezët ndjekin prej kohësh argjentinasin, i cili u transferua në Spanjë verën e kaluar në formë huazimi nga PSG, ndërkohë që Betisi realizoi blerjen e kartonit të tij me përfundimin e sezonit. Në rast transferimi, Lo Celso do të ishte mesfushori i dytë që do të bashkohej me Tottenhamin këtë verë, pas Tanguy Ndombele, i cili u ble nga Lyon.

Related posts

CILAT JANË KLUBET MË TË PASURA NË BOTË? Befason Barcelona, PSG në telashe

Delo.autor

DISFATA ZHGËNJYESE NË CHAMPIONS/ Tifozët e Juventusit “shpërthejnë“ ndaj trajnerit: Zhduku që këtu…

Delo.autor

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Barcelona-Juventus. Rezultati 0-3

Delo.autor

Leave a Comment