Futboll La Liga Sport

ZBULOHET PLANI SEKRET I BARCELONËS/ Ja formula e mundshme e transferimit të Neymar

Barcelona nuk e ka braktisur Nejmarin dhe po mendon seriozisht formulën për ta rikthyer në Katalonjë. Drejtuesit dhe presidenti Bartomeu nuk e kanë aspak të lehtë që të futen në bisedime me PSG-në, pasi këta të fundit duan mbi 200 milionë euro për ta lënë të lirë brazilianin.

Në fakt, situata është shumë kritike dhe askujt nuk i intereson kjo gjë. Duket se “O’Ney” nuk ka ndërmend të rikthehet të luajë më me francezët, pavarësisht se po bën stërvitje. Ngjarjet e fundit gjatë festimeve të Superkupës së Francës, ku Mbape e nxori nga fotoja zyrtare me trofeun, janë një shenjë e qartë se braziliani dëshiron vetëm Barcelonën.

FORMULA- Gazeta katalanase “Sport” shkruan se ka pasur disa bisedime për mënyrën se si Barcelona mund ta rikthejë Nejmarin. Spanjollët duan ta huazojnë për një vit, por pa opsionin e detyrimit të blerjes. Sigurisht që do të ketë mundësi blerjeje, por jo të detyruar. Në këtë mënyrë, katalanasit mendojnë se do të shkrijnë akujt me PSG-në. Në vitet e fundit ka qenë shumë e vështirë që mes këtyre dy skuadrave të ketë marrëveshje dhe negociata.

Huazimi do të ishte diçka që u intereson të gjithëve. Barcelona do të merrte një lojtar të rëndësishëm, PSGja do të lirohej nga një problem dhe lojtari do të ishte i qetë. Për brazilianin ka folur Edmilson, i cili thotë se mund të jetë pasardhësi i Mesit te Barcelona.

“Mendoj se Nejmar do të jetë pasuesi i Mesit. Është shpejt për të parashikuar fundin e karrierës së Leos, por Ney ka gjithçka për të marrë vendin e tij te katalanasit”, thotë ish-lojtari i Barcelonës.

Related posts

“KËRKOJ TË VIJ KËTU…”/ Asensio kthehet pas 17 muajsh dhe paralajmëron… gjysmën e familjes

Delo.autor

SKANDALI NË DERBI/ Ibrahimovic rrezikon përjashtimin nga “Sanremo” pas sherrit me Lukakun. Vjen paralajmërimi

Delo.autor

“Magjia” e Mbappe i jep fitoren Parisit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment