Futboll Seria A Sport

PREZANTOHET TEK CAGLIARI/ Nainggolan mesazh të fortë: Do t’i tregoj “Zikaltërve” që…

Radja Nainggolan është prezantuar ditën e sotme si futbollisti i ri i Cagliarit, edhe pse vetëm në formë huazimi nga Interi. Mesfushori është dukur i lumtur që është kthyer “në shtëpi”, siç edhe e quan ai, ndërsa përkrah belgut ishte edhe presidenti i sardëve Giulini, që ka marrë fjalën: “Radja është një dhuratë për qytetin e Cagliarit! U kthye në shtëpinë e tij dhe do të ndihmojë edhe futbollistët e tjerë që të rriten në personalitet. Ishte goli i tij që çoi Interin në Champions, ndaj duhet t’ia dijë për nder Radjas”.

Ndërkohë, ka folur vetë protagonisti: “Jam shumë i lumtur! Jam dyfish i motivuar për të treguar vlerat e mia. Kisha oferta të tjera, por zgjodha Cagliarin edhe për çështje jashtë fushe që të gjithë ju i dini (sëmundja e gruas, që është kaljaritane).

Vij me entuziazëm. E ardhmja? Nëse më blen presidenti… Interi? Nuk dua të flas, por do t’i tregoj që u gabuan dhe dua të jap më të mirën që ata të bëhen pishman që më lanë të largohesha. Cagliari po ndërton një grup të bukur, mund të synojmë edhe më shumë se sa mbijetesa, duhet të shohim lart në renditje”.

“Barella? E njoh që kur ishte shumë i vogël, fëmijë… Ka talent dhe do të bëhet i madh. E ndihmova te Interi aq sa pata mundësi, aq ditë sa ishte me të në stërvitje”.

Related posts

ACAROHET TRAJNERI PËR…/ Ancelotti: Kundër Interit nuk u respektua protokolli, ndoshta…

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Zbulohet strategjia e Tiranës, Shehi dorëzon listën. Klubi plotëson dëshirat

Delo.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Dy gola këtë sezon në Serinë A, Milan gjen mbrojtësin që kërkonte

Delo.autor

Leave a Comment