Futboll Sport

MERR NJË DHURATË PËR DITËLINDJE/ Ermir Lenjani përzgjidhet nga Federata Zvicrës në…

Ermir Lenjani ka marrë si “dhuratë” për ditëlindje praninë në formacionin ideal të javës në Zvicër. Në fakt ka qenë një përzgjedhje shumë e merituar ajo e futbollistit shqiptar, përtej festimeve të 30-vjetorit të tij.

Lenjani ishte protagonist në fundjavë ndaj Zyrihut me një gol spektakolar, duke ndihmuar skuadrën e tij të fitonte 3-1. Gjuajtja e tij diagonale mbi portierin ka hapur shumë diskutime nëse ishte e menduar apo një kros që shkoi gabim, por në përshkrimin për futbollistin kuqezi, “Blick” e cilëson atë “jashtëzakonisht punëtor në krahun e majtë”.

Në formacionin më të mirë të kësaj jave nuk kishte si të mungonte edhe Pajtim Kasami, i cili realizoi dy golat e tjerë për Sionin duke kontribuuar te ky sukses i rëndësishëm.

Ndërkohë, në formacionin e zhgënjimeve të javës ka përfunduar si rrallëherë Benjamin Kololli. Arsyeja është ajo penallti e humbur ndaj Sionit, ku ai goditi pjesën e jashtme të shtyllës, duke humbur më pas besimin e duke bërë disa gabime deri në fundin e ndeshjes.

Related posts

NGA MANÇINI-BALOTELI TEK ALEGRI-BONUÇI/ Ja të gjitha përplasjet në ekip

Sadik.Autor

ZGJEDH RIVALËT E LIGUE 1/ Tuchel bën parashikimin e bujshëm në Champions

Delo.autor

“EURO 2020″/ Futbollisti i Francës largohet nga grumbullimi, merr leje nga federata për…

Delo.autor

Leave a Comment