Futboll Kategoria Superiore Sport

ARRIHET MARRËVESHJA/ Takaj konfirmon Koliçin në portë, ja sa do paguhet te Skënderbeu

Portieri Enea Koliçi është goditja e parë e madhe e korçarëve. 33-vjeçari ka arritur marrëveshjen dje me klubin bardhekuq dhe pritet që të prezantohet së shpejti.

Lajmin e ka konfirmuar ekskluzivisht për  vetë presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj. Pogradecari është vlerësuar gjithnjë nga Daja si një portier i zoti, me eksperiencë dhe me karakter pozitiv karshi grupit. Koliçi në karrierën e tij ka luajtur me Olimpiakos Volosin, Odiseas Kordelion, Panserraikosin, Iraklisin, Flamurtarin dhe Kukësin.

Me këtë të fundit është shpallur edhe kampion i Shqipërisë në sezonin 2016-2017. Koliçi mësohet se do të marrë një pagë prej afro 3 mijë eurosh në muaj. Ndërkaq, korçarët kanë arritur një marrëveshje me Turtullin dhe po mbajnë nën vëzhgim edhe Kotobellin.

Related posts

MURIQI ZBARKON NË SPANJË/ Ja fjalët e para të sulmuesit shqiptar që do luajë në La Liga…

Delo.autor

PARTIZANI ZYRTARIZON RIKTHIMIN E MBROJTËSIT/ Bitri: Konfirmoi se jemi zgjedhja e parë në Shqipëri

Delo.autor

Skënderbeu mendjen te CAS/ Përgatitjet do nisin në bazë të vendimit që do jepet në 5 qershor

Sadik.Autor

Leave a Comment