Futboll Kategoria Superiore Sport

PARTIZANI ZBRET NË FUSHË/ Shtohet ngarkesa në stërvitje, Lerda i jep leksione…

Partizani zbret sërish në fushë, por këtë herë që pa “gdhirë”. Kur dihet që ekipi është i “fryrë” (në total janë 28 futbollistë), Franko Lerda e ka parë të udhës që ta kryejë seancën me dy turne. Rreth orës 09:30 zbarkoi në Kamzë grupi i parë dhe pas 15 minutash (në orën 9:45) ka mbërritur dhe autobusi me lojtarët e tjerë.

Kur ora shkoi 10:00 nisi edhe seanca stërvitore me 13 lojtarë, duke filluar me emra si: Belica, Telushi, Trashi, Bardhi, Boldor, Bitri, Romero, Braun, Broja, Tushi, Kote, si dhe dy portierët Teqja e Malaj. Stërvitja për ta zgjati afro 90 minuta dhe fillimisht u menaxhua prej përgatitësit të ri atletik, që ka zëvendësuar Korrado Sakonen. Ngarkesa nuk munguan dhe ishte e gjitha e kronometruar në distancë prej trajnerit të portierëve Mario Kapeçe, që ndërkohë mbante shënimet për shpejtësinë, rrahjet e zemrës dhe të dhënat e tjera për çdo lojtar. Lerda, së bashku me dy ndihmësit e tij, Xhakomo Kini dhe Dritan Mehmeti, i morën vetëm më pas “frenat” e ekipit. Stërvitja u ndal tek ushtrimet fizike, taktike dhe lojërat me top, ndërsa nuk mungoi edhe një ndeshje në gjysmën e fushës, 5 kundër

LEKSIONET PËR BRAUN

brajan braun

Më pas, Lerda është marrë ekskluzivisht me sulmuesin xhamajkan Brajan Braun, duke dëshmuar se e llogarit si pjesë të rëndësishme të formacionit për sezonin që po afron. Më ndihmën e Dejan Boldor, që bëri edhe përkthyesin, trajneri i dha leksione numrit “99” të të kuqve. Duke qenë se ka luajtur në Itali, qendërmbrojtësi e njeh këtë gjuhë, ndaj ka mundur që t’ia transmetoj në anglisht porositë që i jepte tekniku.

Ky i fundit kërkon inteligjencë në lojë nga sulmuesi, aq sa në bisedë e sipër i ka shpjeguar edhe rregullat bazë të futbollit. “Futbolli nuk ka nevojë për fjalë, por vetëm për shikim të mprehtë. Kontrollo fillimisht terrenin dhe studio veprimet e grupit. Janë disa rregulla që duhet t’i ndjekësh. Së pari, duhet agresivitet, inteligjencë dhe përkushtim. Së dyti, duhet punë, dëshirë e vullnet. Nëse perfeksionohesh në këto dy rregulla bazë, atëherë do të shohësh frytet e punës tënde”, dëgjohej teksa i thoshte Lerda Braunit.

Related posts

ALARMI PËR KORONAVIRUS/ Inter në stërvitje dhe epidemia nuk ndërpret…

Delo.autor

Ka SHPRESË tek Partizani/ Sulmuesi Ekuban mund të rikthehet në Superligë

Isa.Autor

REALI “qan” RONALDON/ 4 shtylla dhe 24 raste të humbura nga madrilenët

Isa.Autor

Leave a Comment