Futboll

Dueli Inter – Crotone, ja parashikimet e zikaltërve

Pas shtatë ndeshjeve, Interi do të kërkojë fitoren e parë në Serie A.

Në Itali takimi i mbrëmjes rezervon duelin Inter – Crotone, ku zikaltërit kanë një rast të shkëlqyer për të marrë fitoren e parë pas shtatë ndeshjeve, që përkon ekzaktësisht me periudhën 2-mujore të ‘agjërimit’, që nga koha e triumfit ndaj Chievos.

Pa kapitenin Mauro Icardi, i cili do të mungojë për arsye dëmtimi, gjithsesi skuadra e Luciano Spallettit nuk do ta ketë të lehtë ndaj kalabrezëve që drejtohen nga ish portieri legjendar i Interit, Walter Zenga.

Megjithatë në majën e sulmit për të zëvendësuar kapitenin, i cili ka realizuar 18 gola në këtë sezon, do të luajë italo-braziliani, Ederi, i cili do të përpiqet të bëjë njeriun gol në një ndeshje ku Interit i bën punë vetëm fitorja.

Interi dhe Crotone do të përballen sonte në “Giuseppe Meazza” nga ora 20:45.

 

 

Related posts

A DO TË MUNGOJË MESSI? Valverde merr këtë vendim ZYRTAR

Delo.autor

RRËFEHET GARCIA/ Nga Topi i Artë dhe deri tek Interi

Isa.Autor

SKENAR I RI PËR ELSEID HYSAJ/ Ja çfarë do të bëjë në merkato mbrojtësi kuqezi

F.autor

Leave a Comment