Futboll Sport

“AI DO TË MË JAPË NJË OSCAR”/ Maradona zbulon: Dikur kam mësuar Messin si të shënojë nga…

Maradona ka mësuar Lionel Messin si të gjuajë sa më mirë goditjet e dënimit.

Fituesi i Kupës së Botës 1986 kaloi kohë duke punuar me Leon kur ishte në krye të ekipit kombëtar të Argjentinës 2008 – 2010.

Maradona ka zbuluar se Messi punonte më shumë për të perfeksionuar goditjen e tij me topin.

“Unë kam stërvitur futbollistin më të mirë në botë, Messin dhe askush nuk mund të më thotë ndryshe, sepse ai ishte në gjendje të driblonte deri në 5 lojtarë – një fenomen”, tha Maradona, trajneri i ri i Gimnasia de La Plata.

“Dikur ai kishte një problem me goditjet e dënimit. Leo kur unë drejtoja Argjentinën stërviteshe më shumë se lojtarët e tjerë dhe vazhdimisht punonte për të praktikuar goditjen e dënimit”, vijoi ai.

“Kur ai më pyeti si të shënonte më lehtë nga goditja e dënimit, unë i mësova atij goditjen sekrete si të godiste topin.

“Unë thashë, ‘thjesht duhet ta godasësh topin në mes. Tashmë ai do të më japë një Oscar që i kam mësuar këtë taktikë”, zbuloi legjenda argjentinase.

Related posts

AKSIDENT I RREZIKSHËM/ Fluturoi 10 metra në ajër, centimetrat ndajnë pilotin nga vdekja (VIDEO)

Delo.autor

Lojtari i Kombëtares merr elozhe në Itali, kthehet në formën më të mirë

Sadik.Autor

PAS HUMBJES NDAJ TEUTËS/ Flet Trajneri Duro: Nuk ishte e lehtë, kemi nevojë për…

Delo.autor

Leave a Comment