Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

ËSHTË NXJERRË NË MERKATO YLLI I KOMBËTARES/ Ofertat për Grezdën nuk pëlqehen nga…

Karriera e Eros Grezdës është në udhëkryq për momentin. Sulmuesi anësor i Kombëtares shqiptare është nxjerrë në merkato nga Glasgow Rangers, pasi nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Steven Gerard.

Por për momentin klubi skocez po mban peng të ardhmen e kuqeziut, pasi siç e ka konfirmuar edhe vetë Gerard, ofertat që kanë mbërritur për Grezdën nuk kanë qenë ato të duhurat.

“Kemi pasur disa kërkesa për huazim, por për momentin shifrat e ofruara nuk i pëlqejnë klubit. Ai ka aktualisht 2 ose 3 mundësi huazimi që janë në zhvillim e sipër. Kjo është situata deri në momentin që unë po flas”, theksoi Steven Gerard.

Grezda aktualisht është duke u stërvitur me skuadrën e rezervave dhe është në pritje të transferimit në një tjetër kampionat.

Është folur shumë për kalimin e tij në Francë te Brest, por bisedimet mes Rangers dhe klubit të sapongjitur në Ligue 1 për momentin kanë ngecur.

Related posts

FORMACIONET ZYRTARE/ Alla menjëherë titullar te Flamurtari, Cungu fut për herë të parë Limajn

Isa.Autor

EMOCIONET DHE OBJEKTIVAT/ Rrëfehet rekordmeni Enea Jorgji

Isa.Autor

KRIZË E THELLË TEK “TOPÇINJTË”/ Arsenal përgatit revolucionin, ja yjet dhe talentet që rrezikojnë…

Delo.autor

Leave a Comment