Futboll Shqipëri Sport

HUMBJA NDAJ KOSOVËS/ Shpërthen futbollisti i Azerbajxhanit: Ata nuk janë shtet, janë njerëz të egër…(FOTO)

Azerbajxhani u shkatërrua nga Kosova në Ligën e Kombeve me rezultatin 4-0, në ndeshjen që foli e gjitha për “Dardanët” të cilët siguruan kualifikimin për më tej.

Sulmuesi azer Ruslan Gurbanov ka folur për median vendase “azerisport.com”, në lidhje me humbjen e pësuar në “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

27-vjeçari i lindur në Rusi, në deklaratën e tij ka lëshuar vrer ndaj shtetit të Kosovës që sipas tij Azerbajxhani bën mirë që nuk e njeh. Gurbanov i ka quajtur tifozët kosovarë si njerëz të egër.

1505144263

“Përkundër gjithçkaje, gjithmonë duhet të jeni njerëz, t’i respektoni vlerat e një vendi tjetër. Fakti që himni i Azerbajxhanit u fishkëllye në Kosovë tregon se ata nuk e respektojnë kundërshtarin. Shteti i Azerbajxhanit po bën gjënë e duhur, që nuk e njeh Kosovën, sepse ata nuk janë shtet, por të egër”, u shpreh 27-vjeçari

 

Related posts

TOPI I ARTË/ BOTËRORI prish festën e MESSIT dhe RONALDOS, futbolli do të këtë LIDER të ri

Isa.Autor

“MILANIT NUK I GJUAN DOT NË PORTË”/ Analiza e legjendës Bergomi: Lukaku është më i dobët se…

Delo.autor

NUK DO TA BESONI/ INTERIN e ka themeluar një SHQIPTAR NGA ÇAMËRIA

Isa.Autor

Leave a Comment