Ekskluzive Futboll Sport

JUVENTUS-ATLETICO MADRID/ Luhet përballja miqësore mes dy “TITANËVE”, masin forcat para sezonit të ri

Juventusi i Sarrit po përgatitet të luajë, këtë pasdite në orën 18:00 në “Friends Arena” në Stokholm, ndeshjen e fundit të madhe miqësore të verës së vlefshme për Kupën Ndërkombëtare të Kampionëve, kundër Atletico Madrid i Diego Simeones, dy javë pas debutimit në kampionat kundër Parmas. Me akoma shumë pikëpyetje për skuadrën që ai do të ketë në dispozicion për sezonin në prag të startit, ish-trajneri i Napolit ka thirrur 25 lojtarë, duke përfshirë Dybala, të cilët deri para disa ditësh dukej me valixhet në dorë, destinacionin e mundshëm në Premier, dhe ardhjen e fundit Danilo.

Sfida mes Juventus dhe Atletico Madrid, me ndeshjen e fundit mes dy skuadrave duke evokuar kujtime ngazëllyese për tifozët e “Zonjës së Vjetër” ( i mposhtën 3-0 në ndeshjen e kthimit të fazës çerekfinale Champions League nga Cristiano Ronaldo me tripletë).

Related posts

REAL MADRIDI NË AVANTAZH/ Kasemiro shënon një gol të çmendur (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Vllaznia-Tirana në “Loro Bariçi”. Rezultati 3-2

Delo.autor

SULMON GALLATASARAIN/ Morata: Hoqa dorë nga rroga që kisha fituar, fjala e dhënë dhe respekti nuk u mbajtën

F.autor

Leave a Comment