Futboll Sport

VENDOSET GJITHÇKA/ Haland te Mançester Siti do të mbajë veshur fanellën me numrin… (FOTO)

Tani është zyrtare, Erling Haland te Mançester Siti do të mbajë veshur fanellën me numrin 9.

HALAND 1

Sulmuesi norvegjez do të ketë numrin tipik “9” të qendërsulmuesit, numër që e la Gabriel Zhezus, i cili u transferua te Arsenali në këtë sesion të merkatos verore.

Këtë detaj e ka zbuluar vetë klubi nga Mançesteri me anë të një postimi në profilin e saj të rrjetit social “Twitter” ku sulmuesi 21-vjeçar shihet duke pozuar me fanellën me numrin 9.

 

 

Në sezonin që përfundoi me fanellën e Borusias së Dortmundit në Bundesligë, Erling Haland u aktivizua gjithsej në 24 ndeshje duke shënuar 22 gola dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 7 asiste për shokët e skuadrës.

Related posts

Futbollisti shqiptar i Zvicrës, pas takimit të mbrëmshëm thirret për testin anti-doping (FOTO)

Isa.Autor

Lamtumirë Chelsea, David Luiz drejt Arsenalit!

Sadik.Autor

HIGUAIN dhe CUTRONE së bashku/ GATTUSO ka gati PLANIN për “DOPIO 9”

Isa.Autor

Leave a Comment