Futboll Premier League

Manchester City ndalet nga Burnley, kreu mbetet i palëkundur

Manchester City është ndalur në xhiron e 26’të në Premierligë, duke barazuar 1-1 me Burnley.

Manchester City i Pep Guardiolës ka regjistruar vetëm barazimin e tretë deri më tani këtë edicion në Premierligë, duke u ndalur nga Burnley 1-1 në xhiron e 26’të, shkruan Gazeta Express.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e bukur të Danilos në minutën e 22’.

Në pjesën e dytë, vendasit hyn në fushë më qëllimin e një rezultati pozitiv dhe pas sulmeve të vazhdueshme arrin të gjejnë golin e barazimit me anë të Johann Berg Gudmundsson në minutën e 82’të, i cili realizoi për 1-1, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.

Pas këtij barazimi, Man City ka grumbulluar 69 pikë, 16 më shumë se Manchester United, diferencë kjo që mund të ngushtohet në 13 nëse “Djajtë e Kuq” marrin pikët e plota pas pak kundër Huddersfield.

Related posts

City ndryshon objektivat e merkatos, nisin tratativat për Fred dhe Laporte

Q.Autor

Challandes OPTIMIST/ KOSOVA ka TALENTE, jemi të etur për objektiva të mëdha

Isa.Autor

VIDEO/ Penallti për Melbourne Victory, ja çfarë bën Besart Berisha

Q.Autor

Leave a Comment