Futboll

Totti: Më shkatërruan emocionet pas tërheqjes

Francesco Totti është ndjerë i “shkatërruar nga emocionet” pas tërheqjes nga futbolli i luajtur.

Nga Russia ku ndodhet për një aktivitet promovues për Finalet e Botërorit, ish-kapiteni i Romës ka folur për tërheqjen e tij nga futbolli.

“Fjalët më të rëndësishme pas tërheqjes erdhën nga familja ime: fëmijët, bashkëshortja dhe prindërit. Kur përfundon karriera sportive ndihesh i shkatërruar nga emocionet dhe është e vështirë që t’i përballosh ato. Pasi mbajta veshur për 25 vjet të njejtën fanellë dita e lamtumirës ishte pafundësisht e vështirë për mua, por jam i lumtur për atë që kam dhënë gjithë këto vite”, deklaroi për televizionin rus Totti.

“Nuk ndihem si një yll, por ndihem si një përson i zakonshëm. Në fushën e lojës jam munduar që gjithnjë të luaj në mënyrë që të kënaq tifozët dhe veten. Kam kërkuar të bëj më të mirën. Unë jam një romanist dhe të qënit pjesë e të njejtës skuadër përgjatë gjithë karrierës është një përgjegjësi e madhe, ndaj dhe jam i umtur që tifozët më vlerësojnë për këtë”, u shpeh kapiteni legjendar.

Duke qenë se po afron Kupa e Botës dhe interesi i mediave ruse ka qenë i madh të intervistojë kampionë të ndryshëm të botës, edhe Totti ka shprehur emocionet e tij për Kupën e Botës 2006.

“Ajo është ëndrra e çdo futbollisti. Padyshim trofeu më i rëndësishëm në karrierën time dhe kisha fat që arrita ta fitoj”, deklaroi Totti, që më pas u bë pjesë e batutave me gazetarët.

“Do të preferoje më shumë një gol në derbi apo një darkë me Ilary Blasin? Darka me bashkëshorten time është gjithnjë e dëshiruar, sigurisht nëse është romantike…”, përfundoi Totti.

 

Related posts

MAHNITI BOTËN E FUTBOLLIT NË “CAMP NOU”/ Vidal komenton: Jam shumë i kënaqur që luaj me…

Delo.autor

PANIK TEK NAPOLI/ Elseid HYSAJ me qese akulli pas mori një goditje të RËNDË në kokë

Isa.Autor

ELIMINIMI NGA “EURO 2020″/ Portieri Neuer: Epoka Low? Ai është një njeri i madh dhe një trajner që…

Delo.autor

Leave a Comment