Futboll Kombëtarja Shqipëri

MESFUSHORI POGRADECAR SHËNON NË KAMPIONATIN SLLOVEN/ Skuadra e Endri Çekiçit merr kreun

Endri Çekiçi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në kampionatin slloven.

Mesfushori pogradecar ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë në përballjen e djeshme ndaj Rudarit, ku skuadra e tij, Olimpja Ljubljana, triumfoi me rezultatin e pastër 0-3.

Ky ishte goli i dytë në kampionat për 23-vjeçarin, pas atij të shënuar në javën e parë ndaj Bravos.

Me triumfin e radhës, skuadra e Çekiçit u ngjit në vendin e parë në kuotën e 13 pikëve, duke kryesuar e vetme kampionatin pas përfundimit të javës së pestë.

Sfidën e radhës Olimpja Ljubljana do e luajë përsëri në transfertë, kësaj here ndaj një rivali të vështirë në letër si Aluminij, që renditet në vendin e dytë.

Related posts

WATFORD-MANCHESTER UNITED/ Vendasit të papërmbajtshëm, Sarr ndëshkon “Djajtë Kuq” (VIDEO)

Delo.autor

Vllaznia udhëheq në Korçë, Sukaj ndëshkon Skënderbeun me penallti (VIDEO)

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Juventusi bën gati goditjen e madhe në merkato, sulmuesi i Liverpulit pranë “Zonjës së Vjetër”

F.autor

Leave a Comment