Futboll Kombëtarja Shqipëri

MESFUSHORI POGRADECAR SHËNON NË KAMPIONATIN SLLOVEN/ Skuadra e Endri Çekiçit merr kreun

Endri Çekiçi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në kampionatin slloven.

Mesfushori pogradecar ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë në përballjen e djeshme ndaj Rudarit, ku skuadra e tij, Olimpja Ljubljana, triumfoi me rezultatin e pastër 0-3.

Ky ishte goli i dytë në kampionat për 23-vjeçarin, pas atij të shënuar në javën e parë ndaj Bravos.

Me triumfin e radhës, skuadra e Çekiçit u ngjit në vendin e parë në kuotën e 13 pikëve, duke kryesuar e vetme kampionatin pas përfundimit të javës së pestë.

Sfidën e radhës Olimpja Ljubljana do e luajë përsëri në transfertë, kësaj here ndaj një rivali të vështirë në letër si Aluminij, që renditet në vendin e dytë.

Related posts

I JEP FUND POLEMIKAVE/ Menaxheri i yllit “bardhezi”: Të luash tek Juventus, më e vështirë se sa të luash tek…

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ FROSINONES/ Allegri: Ekipi është në rritje dhe jemi më…

Delo.autor

MILAN-CROTONE/ Pas një asist “MAGJIK” nga Leao, bomberi Ibrahimovic zhbllokon sfidën për “Kuqezinjtë” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment