Futboll Sport

PAS 3 SEZONESH ME INTER/ Joao Mario nis aventurën e re tek klubi turk…

Joao Mario u transferua tek Interi në 2016-ën nga portugezët e Sportingut të Lisbonës, por pas 3 vitesh me zikaltrit tani ai mund të nisë një aventurë të re.

Sipas gazetares së njohur portugeze, Klaudia Garsia, mesfushori është pranë kalimin tek turqit e Galatasarait.

26-vjeçari nuk u thirr nga Antonio Conte as për ndeshjen miqësore kundër Valencias dhe kjo tregon që lojtari është jashtë planeve të teknikut italian.

Drejtuesit turq duan ta transferojnë në skuadrën e tyre mesfushorin dhe ndryshe nga të gjitha skuadrat e tjera, të cilat e kërkojnë në huazim, ata janë të gatshëm ta marrin kartonin e tij, duke paguar çmimin e kërkuar nga Interi.

Për Joao Marion interesoheshin Monaco, Bayer Leverkusen, Leipzig, dhe Wolverhempton, por mesa duket e ardhmja e tij do të jetë në Turqi.

Related posts

PSG dhe Real Madrid e mendojnë shkëmbimin Zidane-Neymar

Sadik.Autor

Salah nuk ndalet kalon edhe Messin në garë për Këpucën e Artë

Sadik.Autor

BARCELONA-ARSENAL/ Autogol trashanik i “Topçinjve”, Messi nuk e mban të qeshurën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment