Futboll Sport

E ARDHMJA KTHEHET NË TELENOVELË/ Flamengo “ÇMENDET” pas Balotellit, ja rroga “FARAONIKE”

E ardhmja e Mario Balotellit është kthyer në një telenovelë të vërtetë merkato. Sulmuesi italian është aktualisht pa skuadër që prej largimit në Marseille, çka ka shtuar interesin rreth tij.

Verona, Brescia dhe disa ekipe angleze e kërkuan në “gjirin” e tyre, por fituesi i garës duket se vjen nga Flamengo. Brazilianët kërkojnë akoma dhe më shumë forcë sulmuese dhe një kontratë me Balotellin shikohet si zgjidhja e duhur.

Madje, sipas asaj që raportojnë mediat italiane, drejtuesit e kuqezinjve kanë udhëtuar drejt Italisë për tu takuar me përfaqësues të ish-bomberit të Interit dhe Milanit, me synim arritjen e arkordit me të. Tashmë që është një futbollist i lirë, problemi më i madh për SuperMario-n është rënia në ujdi për çështjen e pagës.

Edhe për këtë, Flamengo ka një zgjidhje: Ofertë 2 vjeçare me 108 mijë euro në javë, në një total që ka shifrën e 14 milionë eurove gjatë qëndrimit të tij në Brazil. Përpos kësaj, Flamengo thuhet se do të nxjerr nga xhepi edhe 10 milionë euro të tjera për të bindur Balotellin, i cili duket se nuk është ende gati për të luajtur në “shtëpinë” e futbollit.

Related posts

Vëmendja është në Rusi, terrorizmi mund të godasë sërish Francën

Isa.Autor

Kështu do të caktohet gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve…

Sadik.Autor

“DUAM QË…”/ Icardi: Inter në rrugën e duhur, por nuk jemi anti-Juve

F.autor

Leave a Comment