Futboll La Liga Sport

NUK NDALEN ME PËRFORCIMET/ Atletico Madrid gati 55 milion euro për mesfushorin Serie A…

Atletico e Madridit nuk ka ndërmend të ndalet këtë merkato, teksa tani dëshiron të transferojë një lojtar tjetër.

Diego Simeone i ka komunikuar drejtuesve të klubit, se pëlqen mesfushorin e Napolit, Allan, dhe e dëshiron atë në skuadrën e tij.

Menjëherë pas kësaj kërkese spanjollët kanë nisur kontaktet e para me Napolin, dhe kanë bërë një ofertë prej 55 milionë euro, për ta transferuar lojtarin në “Wanda Metropolitano”.

Megjithatë kjo ofertë është refuzuar menjëherë nga presidenti i të kaltërve, Aurelio De Laurentis, i cili e konsideron shumë të vogël atë.

Braziliani është një nga lojtarët më të mirë te Napoli, dhe drejtuesit nuk duan të heqin dorë nga shërbimet e tij.

Kujtojmë se për 27-vjeçarin kishte shfaqur interes edhe PSG-ja, por as francezët nuk mundën të arrijnë një marrëveshje me klubin italian.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ UEFA hap një tjeter hetim për klubin e Milanit, ja akuzat e rënda

Delo.autor

LIVE/ Chelsea-Arsenal, Hazard thellon shifrat për “Blutë e Londrës”

Delo.autor

“MESSI ËSHTË BARCELONA”/ Kandidati për president i “Katalanasve”: Nuk e imagjinoj që do të ndodhë…

Delo.autor

Leave a Comment