Futboll

Dajës nuk i del inati: Më vjen keq që akoma nuk kemi marrë një falje publike

Trajneri Ilir Daja e pranon se Skënderbeu nuk zhvilloi një ndeshje të mirë në “Selman Stërmasi”, ndonëse në fund mori një fitore me vlera të mëdha që i shpall kampion, ndonëse jo zyrtarisht. Ai u ndal gjithashtu edhe tek ata që akuzuan

“Kishim harxhuar shumë energji në fundjavë, ndërsa kishim disa mungesa të rëndësishme. Nëse ne nuk do të fitonim në kampionat me Flamurtarin, do ta fusnim veten në siklet të madh në kampionat, edhe pse diferenca me ndjekësit ishte e konsiderueshme. Gjithsesi tani me 99% jemi kampion”, tha fillimisht Daja.

Akuzata – “Më vjen keq që akoma nuk kemi marrë një falje publike nga ata që duan të hedhin baltë mbi futbollin shqiptar. Kemi treguar se kemi fituar gjithçka me djersë në fushë dhe këta persona nuk e kanë guximin të kërkojnë falje”.

Vila dhe jo Krasniqi – “Nuk ishte vetëm Krasniqi, ishte edhe Sahit dhe Gripshi që mund ta nisnin nga fillimi, por këta të fundit nuk kanë patur shumë minuta dhe nuk doja që ata të ishin në presion”.

Mungesat në sulm – “Ndoshta është edhe meritë e Partizanit, e donin shumë fitoren. Spostimi I lojtarëve nuk ishte gabim, por duke futur Osmanin afër dyshes së qëndrës edhe Lilaj dhe Muzaka duhet të ishin më afër. Kundërshtari kishte më tepër lirshmëri në pjesën e parë ndaj na vunë shumë në vështirësi dhe në të dytën ndyshoi gjithçka”.

Gavazaj dhe Muzakaj –“Mbrojtësit anësor, kur zbret ‘ekrani’ poshtë duhet të dilnin më shpejt në sulm dhe të kthehen pas. Jemi rreshtuar në një nga format më të këqija të mundshme sot nga linja e parë. Sot kemi bërë një ndeshje të dobët në këtë aspekt”.

Kontrata – “Nuk më mban kontrata me Skënderbeun, pasi unë jam një trajner që kur nuk kam sukses largohem. Kjo është diçka që I përket klubit dhe drejtuesve. Dëshira ime është të fitoj dopietën këtë sezon, kupën dhe kampionatin”.

Related posts

“NE KEMI RIKUPERUAR DISA LOJTARË, POR…”/ Trajneri Zidane jep lajmin e shkëlqyer për tifozët e Real Madrid

Delo.autor

CHAMPIONS/ Portieri rus i bën një dhuratë Chelsea-t, pasi u ndihmua nga fati kundër Jorginhos (VIDEO)

Delo.autor

NDESHJA NDAJ LILLE NË EUROPA LEAGUE/ Daniele Bonera: Duhet të ndihemi të fortë në brendësi të grupit dhe të…

Delo.autor

Leave a Comment