Futboll Seria A Sport

ZBULON PRAPASKENËN TEK JUVENTUS/ Moise Kean: Ronaldo më ka thënë se…

Në prag të ndeshjes së kampionatit me Waaford-in, në shtëpinë e Everton-it ka folur edhe Moise Kean, i transferuar te “Toffees” në këtë sesion të merkatos nga Juventus.

Italiani ka zbuluar se: “Para se të largohesha nga Torino, kam folur me shokët e skuadrës tek Juventus, edhe me Cristiano Ronaldo-n. Më ka thënë se duhej të ndiqja ëndrrat e mira dhe të punoja shumë”.

“Kam qenë gjithmonë i për gjegjshëm. Kam luajtur gjithmonë kundër lojtarëve më të mëdhenj se unë dhe kjo më ka bërë më të fortë”, ka shtuar sulmuesi i Everton.

Në fund, në  lidhje me racizmin në stadiume: “Duhet ta luftojmë të gjithë bashkë. Juventus ka qenë një ndihmë e madhe për mua pas episodit në Cagliari. Unë isha i përqendruar për të dhënë maksimumin për skuadrën dhe duhet t’i falënderoj të gjithë për mbështetjen që më kanë dhënë”.

Related posts

“KËTU KA SERIOZITET”/ Sulmuesi Hebaj: E mbyllim sërish në majë, Teuta nuk refuzohet

Delo.autor

LIVE/ Miqësore: Mbyllet ndeshja Kosovë-Lituani. Rezultati 4-0

Delo.autor

“GJITHMONË QENDROJ ME KËMBË NË TOKË”/ Flet “Bomberi” Piatek: Ne krijojmë pak raste si ekip, prandaj…

Delo.autor

Leave a Comment