Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ CESENAS/ Giampaolo nuk grumbollon 3 lojtarë në ekip, ja emrat

Ditën e sotme Marko Xhampaolo ka publikuar listën me 23 lojtarët e ftuar, për ndeshjen miqësore kundër Çezenës, që do të zhvillohet ditën e nesërme.

Në listë nuk bëjnë pjesë 3 afrimet e kësaj vere si Benaser, Rafael Leao dhe Kruniç, por ajo që bie në sy është edhe mungesa e mbrojtësit Laksalt. Për uruguaianin prej kohësh flitet se do të largohet nga kuqezinjtë, dhe mos përfshirja nga trajneri është një shenjë tjetër se lojtari do të largohet.

Diçka të tillë e pranoi edhe agjenti i 26-vjeçarit, i cili ditën e sotme në një intervistë u shpreh: “Të martën do të kemi një takim më drejtuesit për të ardhmen e klientit tim. E ardhmja në Itali apo jashtë? Rëndësi ka të jetë një klub i madh.”, u shpreh agjenti.DIEGO LAXALT

Duket se aventura e Laksalt te Milani do të marrë fund pas vetëm një viti, dhe shumë shpejt lojtari pritet të nisë një aventurë të re.

Related posts

SIMEONE I BEFASON TË GJITHË/ Shikoni reagimin epik kur Messi ndëshkoi Atleticon (VIDEO)

Delo.autor

E PAPRITUR/ Mesfushori mendon largimin: Nuk jam i lumtur te Bayern!

F.autor

FLAMURTARI ZHYTET NË KRIZË TË THELLË/ Vllaznia merr 3 pikë të arta në Vlorë

Delo.autor

Leave a Comment