Futboll La Liga Sport

“NDIHEM MIRË PSIKOLOGJIKISHT”/ Flet Vinicius: Jemi përmirsuar në krahasim me sezonin e kaluar, duhet të…

Pak ditë më parë, në Spanjë, është folur për një përfshirje të mundshme të Vinicius Junior në operacionin Neymar.

Pavarësisht këtyre zërave 19-vjeçari është i përqendruar vetëm te sezoni 2019-20 me “Los Blancos”. “Ndihem më mirë piskologjikisht se një vit më parë”, ka thënë braziliani për Goal Y SPOX. “Jam i lumtur për fillimin e kampionatit, më pëlqen të jem këtu dhe të luaj me gëzim, që është gjëja më e rëndësishme”.

“Flas çdo ditë me Zidane, bën gjithçka është e mundur që unë të jem i lumtur, bashkë me shokët e tjerë të skuadrës. Është një shembull i madhe për të gjithë, ishte një legjendë si lojtar dhe po konfirmohet i tillë edhe si trajner”.

Në lidhje me marrëdhënien me shokun e sulmit, Benzema: “Më jep shumë këshilla për lëvizjet që duhet të bëj në fushë, është një lojtar i madh dhe një person shumë i mirë”.

Për sezonin e ri: “Jemi gati të përmirësohemi në krahasim me sezonin e kaluar, nuk duhet të mbivlerësojmë rezultatet e arritura në fazën parapërgatitore. Real-i është gjëja më e mirë që mund të më ndodhte”.

Related posts

“E MBAN MEND ATË NATË?” Ronaldinho provokon Ramos me pozën e gabuar. Spanjolli e “fundos” (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Southampton-Manchester City. Rezultati 0-1

Delo.autor

AKUZOHET PËR MASHTRIM TATIMOR/ Cristiano Ronaldo del sot para gjykatës

Delo.autor

Leave a Comment