Futboll La Liga Sport

BARCELONA KAPITULLON NË FUND/ Humb pikët e para pa Messin dhe Suarez (VIDEO)

Barcelona e nisi me një humbje La Ligan për edicionin e ri. Në transfertë ndaj Atletik Bilbaos, katalanasit u mundën minimalisht 1-0, me një supergol të Aritz Aduriz.

Edhe pse kishte një mbajtje mjaft të lartë të topit, ekipi i Valverdes nuk u shfaq rrezikshëm tek porta e baskëve, por përkundrazi, ishin vendasit që kërcënuan disa herë portën e Ter Shtegen, me Injaki Uilliams.

Para mbylljes së pjesës së parë, Rafinja provoi për Barcelonën, por vetëm traversa e ndali. Në pjesën e dytë, Rakitiç e Grizman provuan për Barçën, por golin e gjeti vetëm në minutën e 89-të, Aritz Aduriz.

Dhe, çfarë realizimi. Sulmuesi shënoi me një roveshatë nga brenda zonës, teksa Ter Shtegen nuk mund të bënte asgjë. Kështu, katalanasit e nisin me humbje sezonin në La Liga, ndërsa Bilbao merr 3 pikët e para.

Related posts

TË GJITHË DUAN CR7/ Por CHIELINI NUDO në dhomat e zhveshjeve “çmend” gjithë Italinë (FOTO)

Isa.Autor

LIVE/ Mbyllet super ndeshja Barcelona-Real Madrid. Rezultati 0-0

Delo.autor

TRIUMFOI NDAJ KAMPIONIT WILDER/ Tyson Fury konfirmon duelin e shekullit në boks me…

Delo.autor

Leave a Comment