Futboll La Liga Sport

HUMBJA SHOKUESE NDAJ ATLETICO BILBAO/ Flet Griezmann: Neve na ka munguar…

Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann e ka vajtuar humbjen ndaj Athletic Bilbaos, në ndeshjen hapëse të sezonit të ri në La Liga.

Francezi, madje, mori kritika publike nga trajneri Valverde për paraqitjen në këtë ndeshje të parë zyrtare me fanellën blaugrana.

Edhe pse shkurt, kampioni i botës iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, duke nënvizuar faktin se sezoni është i gjatë dhe situata mund të kthehet shpejt në favor të katalanasve.

“Neve na ka munguar ajo që kushton më shumë në futboll, pasimi i fundit, luajtja më në qendër, kontrolli i lojës”.

“Kemi kohë, kampionati është i gjatë. Duhet të punojmë për një angazhim tjetër në ndeshjen pasardhëse. Ne duhet të punojmë, sepse vetëm në këtë mënyrë do të përmirësohemi”.

Luis Suarez – “Le të shohim se si do të dalin kontrollet mjekësore. Shpresoj të jetë kundër Betis”.

Related posts

SHKATËRRON AL AININ/ Real Madridi shpallet kampion i Botës për Klube

Isa.Autor

Vendimet e UEFA-s për ‘Fair Play Financiar’. Gëzon Roma, por hidhërohet Interi

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Në 2006 i dha Kupën e Botës, Lippi kthehet te Italia me rol tjetër!

Delo.autor

Leave a Comment