Futboll Premier League Sport

Mourinho: De Gea lojtari i Vitit te Man Utd/ Ai është më i dobëti në stërvitje

Trajneri i Manchester United Jose Mourinho thotë se De Gea duhet të kishte marrë një çmim për lojtarin më të dobët në stërvitje pasi ai fitoi çmimin Sir Matt Busby Player if the Year.

De Gea ka fituar çmimin për të katërtën herë në pesë vitet e fundit. Spanjolli ka përjetuar një sezon fantastik duke mbajtur rrjetën e paprekur në 17 ndeshje të sezonit aktual të Premier League si dhe duke bërë disa pritje që do të mbahen mend gjatë.

“David e meritonte çmimin, por ai është lojtari më i dobët në stërvitje pasi është ftohtë dhe lagështirë,” shprehet Mourinho.

“Ai nuk pret shumë topa në stërvitje.”

Ndërsa De Gea është shprehur pas çmimit të fituar: “Është e vështirë të shprehur rëndësinë që ka Manchester United për mua. Ishte pak e vështirë në fillim, por unë besoj te vetja ime dhe stërvitem fortë.

“Dua t’i them faleminderit të gjithëve, nuk e prisja ta fitoja përsëri.”

Related posts

E BUJSHME/ McGregor zyrtarizon rivalin e radhës: Shihemi në dhjetor…

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Bayern Munich-Barcelona. Rezultati 3-0

Delo.autor

SHKËMBIM I BUJSHËM/ Çelsi ofron sulmuesin dhe miliona për Romelu Lukakun

Delo.autor

Leave a Comment