Futboll La Liga Sport

CELTA VIGO-REAL MADRID/ Zidane luan me ekipin e sezonit të kaluar, ja surpriza e ndeshjes (FORMACIONET ZYRTARE)

Ditën e sotme në orën 17:00, Real Madridi do të luajë ndeshjen e parë për këtë sezon në La Liga kundër Selta Vigos, në fushën e këtyre të fundit.

Në këtë ndeshje Zidanit i duhet të luajë pa yllin e ekipit Eden Hazard, i cili u dëmtua ditën e djeshme, dhe nuk është pjesë e skuadrës. Pavarësisht afrimeve të shumta në këtë merkato, përsëri Reali do të luajë nga minuta e parë me lojtarët e sezonit të kaluar. Surpriza në këtë ndeshje është Gareth Bejl, i cili është zgjedhur nga trajneri si titullar për të plotësuar 3-shen e sulmit së bashku me Benzema, dhe Vinisius Zhunior, edhe pse flitet se do të largohet këtë merkato.

Pas humbjes së Barcelonës ditën e djeshme, madrilenët do të përpiqen të dhurojnë një paraqitje të mirë, dhe të marrin fitoren në një fushë të vështirë siç është ajo e Selta Vigos.

Formacionet Zyrtare:

Selta Vigo: Blanka, Olaza, Kostas, Arauho, Kevin, Beltran, Lobtka, Suarez, Mendez, Aspas, Fernandez. Trajner: Françisko Eskriba.

Real Madridi: Kuruta, Odriozola, Varan, Ramos, Marselo, Modriç, Kasemiro, Kros, Bejl, Benzema, Vinisius Zhunior, Trajner: Zinedin Zidan.

Related posts

“ÇMENDURI”/ Lojtarët e Arsenalit po japin më shumë me Emery se me Wengerin

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Inter-Slavia Praga. Rezultati 0-1

Delo.autor

SUPERLIGA/ Tirana ruan ritmin edhe pas pandemisë, Kukësi fiton me vuajtje

Delo.autor

Leave a Comment