Futboll Sport

RUSI 2018/ Topi i Botërorit testohet në hapësirë (VIDEO)

Kozmonautët rusë Anton Shkaplerov dhe Oleg Artemyev patën mundësi të luanin me topin që do të përdoret në Kupën e Botës gjatë qendrimit të tyre në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS). Në videon e publikuar nga agjencia hapësinore ruse ata u shfaqën të lumtur që mund të provonin topin e quajtur Telestar 18, të cilin e kishin marrë me vete që në 24 mars, kur mbërritën me anijen kozmike Soyuz MS-08 në ISS.

“Ata luajtën futboll me topin Telestar 18 dhe do ta zbresin sërish në tokë më 3 qershor kur edhe do të përfundojë misioni i tyre në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar”, thuhej në deklaratën zyrtare të lëshuar nga agjencia ruse.

Ndeshja e veçantë u zhvillua me gravitet 0 në një prej kabinave të stacionit ndërsa dy kozmonautët përpiqeshin të shënonin gol në “porta” të improvizuara. Në bord ndodhen momentalisht përveç dy rusëve edhe amerikanët Scott Tingle, Richard Arnold dhe Andreë Feustel, si dhe japonezi Norishige Kanai.

Telestar 18 i prodhuar nga Adidas u prenzatua në Moskë në fillim të muajit nëntor në praninë e emrave të mëdhenj të futbollit botëror si Lionel Messi, Zinedine Zidane, Kaka, Alessandro Del Piero dhe Xabi Alonso.

Related posts

FINALJA/ Spinazzola: Djemtë e mbajtën fjalën, do jem në “Wembley” dhe do të festoj me…

F.autor

E KRYER/ Monza e Berluskonit dhe e Galianit me synime të qarta në merkato, akord me portierin e Italisë

F.autor

“ISHIN SKUADRA MË SOLIDE, POR TREGUAM KARAKTER”/ Flet Higuain: E nisa nga stoli sepse…

Delo.autor

Leave a Comment