Futboll Premier League Sport

NUK KA FITUES NË “EDIHAD”/ Man City dheTottenham dhurojnë spektakël (VIDEO)

Takimi midis Manchester City dhe Tottenham nuk ka fitues. Kjo ndeshje u mbyll në barazim 2-2, dhe i pati të gjitha emocionet brenda saj. Në pjesë e parë u shënuan 3 gola.

Sterling kaloi në avantazh në minutën e 20 skudrën e “qytetarëve”, por nuk vonoi shumë dhe në minutën e 23, Erik Lamela barazoi shifrat.

Pjesa e parë do të na dhuronte dhe një gol tjetër. Argjentinasi Kun Aguero do të realizonte në minutën e 35 një gol të thjeshtë nga brenda zone.

Ndërsa me fillimin e të dytës ishte Lucas Moura (56) që shënoi për skuadrën e Tottenham duke barazuar gjithçka.

Man City arriti të shënonte dhe një gol me anë të Jesus në fundin e ndeshjes, por VAR anuloi gjithçka, pasi topi ishte prekur me dorë nga ana e Aymeric Laporte.

City ndeshjen e ardhshme udhëton te Bournemouth, ndërsa Tottenham pret Newcastlen.

Related posts

TIRANA NIS FAZËN PËRGATITORE/ Klubi u heq autobusin futbollistëve, lojtarët udhëtuan me…

Delo.autor

E RËNDË/ Kompania e UEFA-s që dënoi Skënderbeun punonte për mafian italiane

Delo.autor

Te Partizani mendojnë për zëvendësuesin e Dalipit, zbulohen dy emrat e mundshëm për pankinën e kuqe

Sadik.Autor

Leave a Comment