Sport Të tjera

“TOKIO 2020″/ Peshëngritësi Calja i katërti në Olimpiadë, medalja e bronzit humbet për 1kg

Peshëngritësi Briken Calja është renditur në vendin e katërt në peshën 73kg, në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke mos arritur dot të marrë medaljen e shumëpritur nga të gjithë. Shqipëria kishte shumë shpresa për të fituar medaljen e parë olimpike me shtangistin kampion, por Calja nuk arriti të ngjitet në podium, në një garë ku konkurrenca ishte shumë e fortë.

Calja, në dygarësh ngjrti 341kg në total, duke u klasifikuar i katërti. Ky është rezultati më i mirë i historisë për një sportist shqiptar në Lojërat Olimpike. Ai e humbi medaljen e bronzit për vetëm, 1kg, medalje që u mor nga peshëngritësi nga Indonezia, Erwin Abdullah, që garoi në baterinë B (342kg). Ndërsa medalja e artë u fitua nga kinezi Zhiyong Shi (364kg në total, rekord olimpik e botëror) dhe ajo e argjendtë nga venezueliani Ruben Pernia Mayora (346kg në total).

Në stilin e shkëputjes, Calja e nis konkurrimin me 151kg, por dështon. Gjithsesi, në provën e dytë shtangisti kuqezi ia del mbanë të ngrejë 151kg. në përpjekjen e tretë, Calja synon të ngrejë 155kg, por pa sukses, duke mos ia dalë dot mbanë. Për pasojë, shtangisti kuqezi e mbyll konkurrimin e kësaj peshe në vendin e 7-të.

Në stilin e shtytjes, Briken Calja e nis konkurrimin me 184kg, peshë të cilën e ngre me sukses. Në momentin që largohet nga pedana shtangisti kuqezi ecën me një këmbë dhe duket se ka një dëmtim në këmbën e majtë. Gjithsesi, ai del në pedanë dhe në provën e dytë synon 188kg, por pa sukses.

Në provën e tretë, Calja synon 190kg dhe ia del mbanë, duke bërë një paraqitje të jashtëzakonshme. Ai rikuperon disavantazhin që kishte pas stilit të shkëputjes,  por që smjaftoi për të kapur medaljen. Në stilin e shtytjes, Calja e mbyll konkurrimin në vendin e tretë.

Related posts

“ÇFARË KAM BËRË?!” Nagatomo kujton momentin e vështirë te Interi: Kjo është e tmerrshme…

Delo.autor

“ÇMENDURI” NË PREMIER LEAGUE/ Bielsa dhe Leeds marrin fitore mes “fishekzjarreve” dhe frikës

Delo.autor

FUNDI I AVENTURËS/ Candreva drejt largimit nga Interi, pëlqen Torinon

Isa.Autor

Leave a Comment