Futboll Shqipëri Sport

LILA DHE ABAZAJ/ Transferimet te Tirana drejt dështimit. Ja arsyet…

Afrimi i Andi Lilës dhe Kristal Abazajt te Tirana po shkon drejt dështimit. Kur jemi vetëm një javë larg fillimit të kampionatit, rikthimi i ish-kapitenit në kryeqytet po sfumohet.

 

Dëmtimi që ai ka nuk jep garanci për vazhdimësinë, ndaj klubi po mendohet mirë para se të shkojë drejt firmës. Kur dihet që pretendimet financiare të mbrojtësit të Kombëtares janë të larta, drejtuesit janë të kushtëzuar që të mos nxitohen pa marrë siguri për gjendjen e tij fizike.

Ndryshe paraqitet situata për sulmuesin anësor, kartonin e të cilit e ka Anderlehti. Belgët janë gati që ta japin hua, por me kusht që ta ndajnë përgjysmë pagën prej 20 mijë eurosh. Nga kjo shifër bardheblutë janë stepur, duke e zbehur si pistë. Në lojë për ish-lojtarin e Luftëtarit tashmë është Kukësi, që është gati t’i japë 10 mijë euro rrogë.

Related posts

KLUBI BALLSHIOT KONFIRMON/ Një tjetër futbollist largohet nga Bylisi, do të vijojë karrierën në…

Delo.autor

U TURPËRUAM ME SKOCINË/ Ja pse PANUCCI jep “shpresë” për kuqezinjtë

Isa.Autor

Finalja e Kupës së Francës, PSG kundër skuadrës të ligës së tretë

Sadik.Autor

Leave a Comment